Bekaj në Shqipëri – Pritet të firmos me klubin e Superiorës

Visar Bekaj si duket është afër nënshkrimit të madh.
Portieri i Kombëtares së Kosovës dhe klubit të Prishtinës, Visar Bekaj sot ndodhet në Shqipëri, ku me gjasë do të firmos me klubin e Tiranës, shkruan IndeksOnline
Portieri 23-vjeçar pritet t’i jap fund aventurës së tij me klubin më të madh në vend, FC Prishtina, në ditët e ardhshme.
Sipas gazetarit të sportit në vendi tonë, Arlind Sadiku, Bekaj është afër që të firmos me klubin kampion të Shqipërisë.
Ai tutje thotë se skuadra e Prishtinëse ka pasur oferta nga Kasimpasa e Turqisë dhe Mjallby i Suedisë, por që klubi nga kryeqyteti nuk ka rëndë dakord për një marrëveshje.
Më poshtë postimi i plotë i Sadikut:
“Prishtina ka pasur oferte zyrtare nga Kasimpasa (Turqi) dhe Mjallby (Suedi) per Visar Bekajn, por ‘bardhekaltrit’ me ekipin suedez nuk jane pajtuar per shumen e transferimit ndersa me skuadren turke ka pasur probleme tjera qe nuk eshte arritur marreveshja. Portieri i kombetares se Kosoves sot ndodhet ne Tirane dhe gjate dites pritet te nenshkruaj kontrate me kampionin shqiptar”.