75 Mall Live Search
13:55 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

E thotë drejtori sportiv i Werderit: Leipzigu ende nuk është komplet jashtë garës për Rashicën


Milot Rashica u bë temë diskutim në mediat gjithandej në Gjermani për një lëvizje të tij të mundshme në Leipzig.

Edhe pse kishte shumë spekulime, ato pushan për disa ditë, pasi klubi i Werderit tha se asgjë nuk ka sa i përket lëvizjes së Rashicës ne ndonjë klub tjetër, shkruan IndeksOnline.

Por, si duket asgjë nuk ka përfunduar, vet drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann tha se Leipzig ende është në garë për Rashicën dhe është shumë lehtë e kuptushme se ai mund t’i bashkohet atyre.

“Leipzigu ende nuk është komplet jashtë garës për Milotin. Është lehtë e imagjinueshme kalimi i tij në Leipzig. Do të ishte hap logjik i tij në karrierë. Duhet ta pranojmë këtë”, tha ai.