75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Kujtohet dhuna e policëve serb që ndodhi 30 vite më parë

Ambasada e Kosovës në Uashington, ka shpërndarë një fotografi duke kujtuar 30 vjetorin e mikpritjes së delegacionit amerikanë në Prishtinë.

“30 vjet më parë, turmat përmbytën rrugët e Prishtinës për të mirëpritur delegacionin e kongresit amerikan të udhëhequr nga Senatori Dole. Policia serbe përdori dhunë dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë tubimin paqësor të mijëra shqiptarëve”, thuhet në postimin e ambasadës.