75 Mall Live Search
21:54 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Verë e mallkuar për tifozët e Barcelonës, Luis Suarez dëshiron transferimin tek Juventusi

Skuadra e Barcelonës është duke pasur një krizë tejet të madhe brenda ekipit që nga humbja turpëruese kundër Bayern Munchenit.

Pas shkarkimit të trajnerit dhe drejtorit sportiv, ardhja e Roland Koeman në postin e trajnerit nuk e ka rregulluar aspak gjendjen brenda ekipit, transmeton Indeksonline.

Lionel Messi po kërkon largimin nga klubi katalunas. Pas tij, largimin e ka kërkuar edhe uruguaiani, Luis Suarez.

Sipas “Ovacion” ai dëshiron kalimin tek ekipi i Juventus. Sulmuesi nga Uruguai beson se do të shkëlqej në Serie A./Indeksonline/