75 Mall Live Search
16:42 / E Diele, 30 Gusht 2020 / C E

Flamurtari bën “kërdi” në merkato, transferon një “autobus” me futbollistë

Pas rënjes në Ligën e parë, Flamurtari është duke u përgatitur që në sezonin e ardhshëm të rikthehet në Superligë.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se ka nënshkruar me 10 futbollistë ku do të garoj në Ligën e Parë, Grupi B..

Ardhmja më e madhe konsiderohet Leart Emini, i cili iu bashkua prishtinasve pas një sezoni të mirë në aspektin individual me Trepcën ’89.

Me klubin kanë nënshkruar edhe Lorik Maxhuni, Bashkim, Shala, Arbnor Zeqiri, Arnis Latifi, Afrim Ademi, Dorant Ahmetaj, Denis Haliti, Dardan Sekiraqa dhe Etrit Halimi.

Flamurtari ka konfirmuar që trajneri i ekipit për edicionin 2020/21 do të jetë Jusuf Tortoshi.

Ndryshe, ekipi prishtinas është favorit për Grupin B në Ligën e Parë, ku ka konkurrencë dukshëm më të vogël se Grupi A.