75 Mall Live Search
16:49 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pse meshkujt e kalojnë më me vështirësi virusin se femrat?

Meshkujt e kalojnë më me vështirësi Covid-19 se sa pacientet femra. Ky është studimi i fundit, i cili zbulon dhe arsyet pse ndodh ky fenomen. Tek pacientet femra, edhe në moshë madhore, niveli i citokinave imflamatore nuk prek punën dhe funksionin e limfociteve T.

E kundërta ndodh te burrat, te të cilër niveli i lartë i citokinave prek prek monocitet, duke i kthyer në jofunksionale, e duke çuar njëkohësisht në reduktimin e limfociteve T. Ky proces sjell rrjedhimisht një përgjigje shumë më të ulët të sistemit imunitar, çka bën që meshkujt ta luftojnë më me vështirësi koronavirusin.

Grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Yale-s, të cilët morën iniciativën për të kryer këtë studim, u nisën nga fakti se në gjithë botën pacientët meshkuj ishin shëruar shumë herë më ngadalë nga koronavirusi se pacientet femra.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë te burrat, ndërsa shihet se dhe simptomat janë më të rënda te ta. Në përgjithësi, sipas statistikave, sëmundjet shpesh kalohen më me vështirësi nga meshkujt, se sa nga femrat.