Haradinaj shqiptarëve në Mal të Zi: Dilni e votoni, një ditë sikur kjo, është përcaktuese për shumë procese

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është e rëndësishme për interesat tona kombëtare që vota shqiptare të hidhet në kutitë e votimit në Mal të Zi.
Derisa kanë mbetur edhe pak orë deri në mbyllje të vendvotimeve, Haradinaj tha se sot qytetarët shqiptarë në Mal të Zi vendosin jo vetëm për fatin e tyre, por edhe për përcaktimin e politikës së Malit të Zi në katër vitet e ardhshme, transmeton Indeksonline.
Tutje ai tha se të gjithë ata që ende s’kanë ushtruar të drejtën e tyre për votim, të iu drejtohen kutive të votimit për kandidatët shqiptarë, që denjësisht do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Malit të Zi.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëkombas
Janë orët e fundit para se të mbyllen vendvotimet në Malin e Zi.
Është e rëndësishme për interesat tona kombëtare që vota shqiptare të hudhet në kutitë e votimit.
Sot, ju vendosni jo vetëm për fatin tuaj, por edhe përcaktimin e politikës së Malit të Zi në katër vitet e ardhshme.
Të gjithë ata që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën për votim, ju lus që tu drejtoheni kutive dhe të votoni për kandidatët shqiptar, që denjësisht do ju përfaqësojnë në Kuvendin e Malit të Zi.
Një ditë sikur kjo, është përcaktuese për shumë procese që lidhen direkt me jetën e mirëqenien tuaj, andaj dilni e votoni.
Sinqerisht i juaji
Ramush Haradinaj