75 Mall Live Search
21:47 / E Diele, 30 Gusht 2020 / C E

Dy shqiptarë shënojnë në derbin kroat, Grezda është njëri nga ta

Po zhvillohet derbi i Kroacisë në mes të Dinamo Zagrebit dhe Osijekit në kuadër të xhiros së tretë në Ligën atje.

Skuadra nga kryeqyteti kroat është duke fituar me rezultat 2-1.

Për Osijekun golin e vetëm e ka shënuar Eros Grezda në minutën e 48-të të ndeshjes.

Ndërsa golin e dytë për Dinamon e shënoi Ademi në minutën e 70-të.

Në këtë ndeshje nuk u paraqit Lirim Kastrati që ka pësuar një lëndim në stërvitje. /IndeksOnline/