Në orët e vona, votohet Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Sapo ka përfunduar diskutimi maratonik i deputetëve të sapozgjedhur në Maqedoninë e Veriut.
Me 62 vota për, 0 të përmbajtur dhe 51 vota kundër, Maqedonia ka Qeverinë e re, të përbërë nga BDI, LSDM, Besa, PDSH dhe disa parti të vogla nga koalicioni i bllokut maqedonas.
Nga gjithsej 120 deputetë, të pranishëm në sallë për të votuar ishin 113.
Deputetët e shumicës duartrokasin zgjedhjen e Qeverisë.
Diskutime lidhur me temën apo jo, mandatorët mbroheshin kurse opozita sulmonte.
Zaev gjatë fjalimit për të kërkuar votën e deputetëve.
“Kjo Qeveri do të jetë për dy gjëra. Për ekonomi dhe drejtësi. Duke mos harruar tjerat si shëndetësi dhe arsim. Prioritetet janë të orientuara kah BE dhe NATO. Kërkoj mbështetjen tuaj që të çojmë vendin përpara” tha mandatari Zaev.