Një udhë e dy punë, Rita Ora pehri në Itali

Rita Ora ndodhet në Itali. Këngëtarja kosovare me famë botërore ka shfrytëzuar shtetin evropian që me një udhë t’i kryejë dy punë.
Së pari ajo ishte për vizitë zyrtare si ambasadore e UNICEF-it ku kishte disa takime në Itali. Më pas, në Capri, Rita ka shfrytëzuar vikendin për bregdet.

Me një fustan të bardhë, kapele në kokë dhe maskën e veçantë, Rita mori vëmendjen e paparacëve.
Luksi nuk mungonte në këtë vikend për Ritën ngase jahti ku kaloi pushimin ishte tejet i shtrenjtë./Indeksonline/
