Pas problemeve me skuadrën, Challandesi fton kapitenin e parë

Kosova, do të ketë shumë probleme për grumbullim për ndeshjet që zhvillohen gjatë muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
Disa lojtarë priten të mos grumbullohen edhe pse janë ftuar pasi që skuadrat e tyre nuk po i lejojnë, shkaku i karantinimit të detyrueshëm.
Kështu, Challandesi ka ftuar në skuadër kapitenin e parë të Kosovës, Anel Rashkaj.
Ai do të bashkohet me Kombëtaren në Itali pasi që skuadra finlandeze e Seinajoen e ka lejuar lojtarin.
Rashkaj, ka qenë i ftuar edhe në ndeshje të tjera kualifikuese pas lëndimit të Shalës dhe Kryeziut. /IndeksOnline/