Mësohet kundërshtari i Dritës në Europa League

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e dytë kualifikues të sezonit 2020-21 të Europa Leagues.
Pas eliminimit në tavolinë nga Liga e Kampionëve, Drita sot ka mësuar kundërshtarin për Europa Leaguen.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën maqedonase, Sileks.
Ndeshja do të luhet në Shkup më 17 shtator pasi Sileksi u zgjodh e parë në short. /IndeksOnline/
