75 Mall Live Search
14:24 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Covid-19 s’është një e mirë luksi, është fatkeqësi me të cilën po përballen të gjithë qytetarët

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se pandemia COVID-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para.

Mustafa tha se ky virus është një fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët, pa dallim, transmeton Indeksonline.

I pari i LDK-së theksoi se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve.

Postimi i plotë:

Covidi-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me të cilën po bërballen qytetarët, pa dallim.

Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qoftë me çmime të larta të pabaza, qoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar. IM.