Publikohet shorti i javës së parë të La Ligas, ja kur do të zhvillohet “El Classico”

La Liga ka publikuar shortin e ndeshjeve të javës së parë.
Kampioni aktual, Real Madrid do të jetë vendas i skuadrës tjetër nga Madrid, Getafe, transmeton Indeksonline.

Barcelona lojën e parë do ta ketë kundër ekipit të Elches, kurse Atletico Madrid do të luaj kundër kampionit të Evropa Ligës, Sevilla.
“El Classico”-ja e parë do të jetë me 25 tetor, Barcelona do të jetë vendase. Kurse klasikja e dytë do të jetë me 11 prill të vitit të ardhshëm./Indeksonline/
