I vihet qëllimisht zjarri një depoje, në Prishtinë

I është vënë zjarri një depoje në rrugën “Hyzri Talla”, në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke treguar se dy persona të panjohur qëllimisht i kishin vënë zjarrin një depoje, transmeton IndeksOnline.
“Zjarrin kanë arritur ta shuanin vetë punëtorët, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe nuk është konfirmuar vlera e demit. Rasti vazhdon të hetohet”, thekson policia.