Pefqeli te Prishtina? Futbollisti sqaron situatën!

Futbollisti i njohur kosovar, Mërgim Pefqeli, u raportua ditët e fundit se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Prishtinës.
Në një prononcim për Indeksonlinen, Pefqeli tregoi të vërtetën rreth kësaj.
“Asgjë enden nuk është e sigurt”, u shpreh ai fillimisht duke shtuar se është në bisedime me klubin nga kryeqyteti.
Pefqeli shtoi se përveç Prishtinës, ka dhe dy oferta të tjera.
Mërgim Pefqeli sezonin e kaluar luajti për skuadrën e Llapit. Në të kaluarën kishte luajtur për ekipin e Prishtinës./Indeksonline/