75 Mall Live Search
13:04 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Baleti Kombëtar i Kosovës prej 6 muajsh jashtë funksionit, balerinët kërkojnë nga Qeveria nisjen e punës

Pandemia ka shkaktuar krizë në vend, duke lënë shumë njerëz pa punë pas vendimeve të Qeverisë për parandalimin e virusit.

Në mesin e atyre që kanë pësuar më së shumti është edhe Baleti Kombëtar i Kosovës i cili prej 6 muajsh nuk ka mundur ta ushtronte profesionin e vet.

Balerini i njohur kosovar, Sinan Kajtazi, në një postim në Facebook ka kërkuar nga Qeveria që të japë leje për nisjen e ushtrimeve për balerinët.

Duke thënë se ekziston mundësia që të ushtrojnë në grupe, ata mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre, duke i respektuar protokollet për mbrojtje ndaj virusit.

Më poshtë postimi i plotë:

Kemi 6 muaj ( me perjashtim 3 jave ne qershor) qe nuk e kemi mundesine me i mbajte ushtrimet e baletit, e as shfaqjet. Si profesioniste te kesaj fushe, kjo po na kushton shume.

Qeveria duhet te jap lejen per fillimin e ushtrimeve per ne balerinet e Baletit Kombetar te Kosoves. Ushtrimet e baletit ne menyre grupore, jane jetike per ne.

Ekziston mundesia qe te ushtrojme ne grupe, sic po veprojne trupat tjera neper bote, ne menyre qe t’i respektojme protokollet per mbrojte ndaj virusit.

Mjaftushem e kemi profesionin jeteshkurter, ju lutemi mos na e shkurtoni edhe ma teper.