75 Mall Live Search
13:22 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Melinda: Kënga “X5” s’është “diss” për askënd

Çdo këngë që reperja Melinda publikon menjëherë nënkuptohet si një “diss” ndaj dikujt.

Së fundi reperja e njohur erdhi në bashkëpunim me Gjikon, të cilët promovuan projektin “X5” e që u prit mirë nga publik.

Brenda dy ditësh “X5” ka mbledhur më shumë se 2 milionë klikime në kanalin Youtube, ndërsa tashmë është kthyer në hit dhe po dëgjohet në pothuajse secilin ambient.

Por, ndonëse disa rreshta të Melindës u komentuan si “diss”, reperja ishte e shpejt në reagim, duke e mohuar se kënga i është dedikuar dikujt.

“Kisha dasht me sqaru se kanga “X5” nuk osht diss ndaj askujt. S’ka nevojë mu keqkuptu kurgjo mes rreshtave të kanges. Paqe dhe suksese për krejte!”, ka shkruar Melinda në postim.

Ndërkohë ky është bashkëpunim i parë midis Gjikos dhe Melindës./Indeksonline/