75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Intervistohet Ali Ahmeti, nga prokurorët e Hagës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të martën është marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës, derisa intervistimi i tij bëhet sot edhe nesër.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e dëshmitarit siç bëjnë të ditur mediet do të pyetet ekskluzivisht për propozim- aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe disa të tjerëve.