75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas “skandalit”, Bleona rikthehet e motivuar

Bleona Qereti prej vitesh po ndërton karrierën e saj në Amerikë dhe madje Hollywood-i mbetet ëndrra e saj e përjetshme.

Teksa tërë mundin e vë në realizimin e kësaj ëndrre, Bleona fokusohet që gjithçka ta bëjë në mënyrë e duhur.

Së fundi ajo u mundua të realizoj një fotosesion në bulevardin e të famshmëve në Hollywood ku shihej pa sytjena e veshur me një rrjetë, një xhaketë sipër dhe çizme të bardha.

Por, jo gjithçka i shkoj ashtu siç kishte planifikuar pasi ajo në një moment rrëzohet dhe këtë moment ajo e ndau vet me adhuruesit në Instagram.

Si duket kjo nuk i ka lënë aspak përshtypje Bleonës e cila solli imazhin e ri sipër të cilës shkroi një thënie motivuese.

“Për të gjithë ata që kanë nevojë të dëgjojnë këtë: Bëhu yll, mos u brengos për të gjithë”./Indeksonline/