75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Selimi: Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë̈ mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan

Një delegacion i Kosovës i përbërë nga kryeministri Avdullah Hoti si dhe vartës të tjerë të tij në kabinetin qeveritar po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E në kuadër të takimeve të ndryshme, ministri i Drejtësisë Selim Selimi po takohet me zyrtarë të shtetit, e me të cilët temë diskutimi mbetet sistemi i drejtësisë.

“Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë̈ mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan Në Washington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një̈ bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Sëartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se ka informuar Swartz për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë̈ dhe diskutuam për mundësinë̈ e zgjerimit të bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë̈ në Kosovë, që mund të implementohet duke sjelle përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë.

“Kosova është e bekuar që ka përkrah ShBA-në dhe miqësinë me të do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj”, ka shkruar në fund Selimi./IndeksOnline/