75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Denver përmbys Utah Jazz dhe shkon në gjysmëfinalet play off

Denver ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit, pas fitores 80-78 ndaj Utah Jazz në çerekfinale.

 Një triumf i merituar i skuadrës së Nuggets, që ishte në disavantazh 1-3 me ndeshje, por në fund përmbysi gjithçka, duke fituar 4-3.

Sfida e sotme ishte mjaft e fortë, sidomos në fundin e saj, ku të dyja ekipet dueluan për tore.

Jokic me 30 pikë e 14 rebound ishte më i miri në fushë për Denver, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Mitchell për Jazz.

Në Lindje, Boston fitoi 102-99 ndaj Toronto, duke udhëhequr 2-0 serinë gjysmëfinale. Një ndeshje e fortë, ku kanadezët synuan fitoren, por mungoi lojtari lider. Për Boston u dallua Tatum me 34 pikë, duke qenë më i miri në parket.

Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off

Milwaukee – Miami, (0-1)

Boston – Toronto, 102-99 (2-0)

Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off

Lakers – Portland, (4-1)

Clippers – Dallas, (4-2)

Denver – Utah Jazz, 80-78 (4-3)

Houston – Oklahoma, (3-3)

Konferenca e Perwndimit, – Gjysmëfinale play off

Clippers – Denver,

Lakers – Houston/Oklahoma