75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Rakitic me mesazh lamtumirës për tifozët e Barcelonës

Ivan Rakitic sot ka qëndruar në zyrat e Barcelonës ku edhe ka dhënë mesazhin e fundit para largimit drejtë Sevillës.

Mesfushori kroat përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka falënderuar klubin dhe tifozët për këtë aventurë gjashtë vjeçare.

Kam arritur në FC Barcelona 6 vite më parë, më i motivuar se kurrë me dëshirën për të kontribuar në suksesin e këtij klubi të madh. Sot po kthej një faqe të mrekullueshme në karrierën time. Ka qenë një nder i madh të veshësh këtë fanellë dhe të luash përkrah lojtarëve të klasit botëror në një stadium legjendar, Camp Nou i mahnitshëm. Dua t ‘ i falënderoj të gjithë pa përjashtim. Familja ime, shokët e skuadrës, trajnerët, stafi, punonjësit e klubit dhe tifozët. Shihemi së shpejti. Ivani.”, ka shkruar Rakitic në Facebook.

Lojtari ka nënshkruar marrëveshje me Sevillën dhe do të bashkohet me klubin pas ndeshjeve me Kombëtaren. /IndeksOnline/