75 Mall Live Search
12:59 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ukraina për herë të parë dërgon një ambasador rezident në Tiranë

Gjatë ditës së sotme në një cermoni shtetrore në Tiranë është prit ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, i cili paraqiti edhe letrat kredencile, ai është njëherësh edhe ambasadori i parë resident i këtij vendi në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes faqes së tij në Facebook ka thënë se kjo është ngjarje historike, pasi për herë të parë Ukraina ka dërguar një ambasador resident.

“Kënaqësi e veçantë të prisja Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Sh.T.Z Volodymyr Shkurov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale”.
“E sigurova për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”.

Meta tutje tha së është e rëndësishme që të zhvillohen edhe marrëdhëniet dy palshe në aspektin ekonomik.

“Vlerësova se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

“Falenderova autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës.
Pata kënaqësinë gjithashtu t’i përcjell përshëndetjet e mia për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipër” ka shkruar Meta në Facebook.