PAMJE/ Momenti kur Policia e Kosovës arreston dy të rinj përballë ‘Lokaleve të Lesnës’ në Prishtinë

Të shumta janë rastet kur duhet intervenimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
E së fundi një rast i tillë ndodhi në qendër të Prishtinës, saktësisht njohur si pjesa tek ‘Lokalet e Lesnës’ apo afër Fakultetit Filologjik.
Në një video të dërguar në redaksi të Indeksonline shihet momenti kur pjesëtarë të Policisë së Kosovës arrestuan dy të rinj.
Nuk dihet arsyeja e arrestimit, por sipas dëshmitarëve kishte të bënte me mos-vendosje të maskës.
Policia është parë duke ecur poshtë rrugës bashkë me dy të arrestuarit, pasditen e sotme kur ndodhi edhe ngjarja./Indeksonline/