75 Mall Live Search
16:54 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 122 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se nga 856 teste të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 122 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 qytetarë të prekur me koronavirus.

Aktualisht, në spital janë të shkruar 185 persona, nga të cilët 22 janë në terapi intensive, ndërsa 8 janë në intubim./A2