75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Challandes optimist për ndeshjen me Moldavinë

Tekniku i Kosovës, Bernard Challandes në një konferencë të mbajtur përmes “Zoom” ka folur rreth ndeshjes së nesërme mes Moldavisë dhe Kosovës.

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi mes Moldavisë dhe Kosovë, duel ky i rëndësishëm për grupin C në Ligën e Kombeve, shkruan IndeksOnline

Kështu, Challandes tregohet mjaft optimist për këtë ndeshje, ku thotë se lojtarët e tij do ta japin maksimumin.

“Ndaj Moldavisë luajmë për fitore, luajmë ndeshje garuese, dhe në ndeshje garuese luajmë gjithmonë për fitore”, ka deklaruar Challandes.

“Është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë”.

Ekipi kombëtar i Kosovës, shkaku i situatës me COVID-19, ka mbajtur vetëm dy stërvitje, ndërsa lojtarët që i janë bashkuar ekipit në Itali, do të jenë vetëm një stërvitje.

“Është e qartë se para një ndeshje ndërkombëtare nuk mjafton një stërvitje. Nuk është mënyra më e mirë, por nuk mund ta ndryshojë situatën, duhet të bëjmë më të mirën në këtë situatë”.

“Ka dallime në formën e lojtarëve, disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, po përshtatim përgatitjet për secilin prej tyre, për të marrë më të mirën”.