Dy raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë, njëri rrah gruan dhe ik, e një tjetër arrestohet

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme janë shënuar dy raste të dhunës në Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Në rastin e parë viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuar gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa në një rast tjetër është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.