75 Mall Live Search
15:42 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Qyteti pa asnjë të infektuar për 24 orët e fundit, por me një qytetare të vdekur nga COVID

Qyteti i vogël i Vitisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka shënuar asnjë rast të prekur me Covid-19, ndërsa ka një të shëruar, raporton IndeksOnline.

Mirëpo në mesin e këtyre statistikave, ka ndërruar jetë një vitiase, e cila nuk ka arritur të përballoj më gjatë virusin corona, e i cili po merr shumë jetë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e QKMF-së në këtë qytet Vjollca Kadolli.

Ajo ka treguar se numri i të infektuarve në këtë qytet ka shkuar në 354 persona, ndërsa numri i pacientëve që janë aktiv aktualisht është 66.