Serbët hakmerren pas vendosjes së flamurit të Kosovës, te Liqeni i Ujmanit
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/09/gazivode-2.jpg)
Një grup serbësh nga veriu i Kosovës kanë vendosur një flamur serb në digë afër liqenit të Ujmanit, si kundërpërgjigje ndaj atyre që vendosën flamurin e Kosovës.
Sot në liqenin e Ujmanit është vendosur flamuri i Kosovës, ndërsa reagimi i serbëve ishte i menjehershëm.
Ata vendosën flamurin serb në digën e liqenit të Ujmanit, shkruan Indeksonline.
![flamuri i gazivodës kosovare](https://www.kosovo-online.com/sites/default/files/styles/in_article_image/public/2020-09/118785642_659123948045628_7918291791674027018_n.jpg?itok=IiXGoaWd)
Flamuri i Kosovës u ngrit për të dërguar mesazh se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Në takimin e sotëm Kosovë-Serbi është raportuar se liderët e dyja vendeve mund të diskutojnë edhe për Liqenin e Ujamnit e Trepçën.
![Flamuri Gazivode](https://www.kosovo-online.com/sites/default/files/styles/in_article_image/public/2020-09/gazivode%201.jpg?itok=-lF6WL4B)