“Dardanët” nga shtëpitë, lokalet dhe banesat e tyre në përkrahje të Kosovës!

Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 do të takohet me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dje Kombëtarja jonë ka udhëtuar për në Parma të Italisë, ku sot do të luajë kundër Moldavisë për fitore, shkruan IndeksOnline
Me një atmosferë të mirë brenda ekipit, Challandes me futbollistët e tij do të mundohen që të futen me skemën më të mirë sonte.
Ndërkaq, në pamundësi që tifozët “Dardanë” të udhëtojnë drejtë Italisë për t’i përkrahur djelmoshat tanë, ata kanë vendosur që me flamuj dhe shkrime të tjera nga shtëpitë, lokalet dhe banesat e tyre t’i japin përkrahje maksimale ekipit kombëtar.
