Grenell demanton mediat dhe delegacionin serb: Nuk është e vërtetë!

Ambasadori i Amerikës dhe njëkohësisht emisari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar mediat dhe delegacionin serb duke thënë se nuk është e vërtetë se i është ofruar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit dokumenti për të nënshkruar njohjen e shtetit të Kosovës.
Twitter përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “nuk është e vërtetë”, lajmi i ‘The Pavlovic Today’ se presidentit Vuçiq i është ofruar dokumenti për të nënshkruar njohjen e Kosovës.
