75 Mall Live Search
23:25 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / C E

Challandes: Pa panik, ne jemi në fillim të garave, kemi ende kohë!

Kosova e mbylli ndeshjen e saj të parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë me rezultatin final në 1:1.

Edhe pse u munduan, djelmoshat “Dardanë” nuk ia dolën ta mposhtin Moldavinë, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Challandes, ku tha se nuk është i kënaqur me ndeshje, por që nuk duhet të dorëzohemi.


“Është e qartë se nuk jam i kënaqur me rezultatin, ne nuk arritëm të shënonim, kështu që e pësuam një gol dhe shkoj jo mirë për ne”, tha fillimisht Challandes.


 “Provuam të luajmë në mesfushë, kishim krosime por që fatkeqësisht nuk ishin të mira sa duhet dhe nuk dhanë ndonjë razultat.

“Por për mua nuk ka panik, ne jemi në fillim të edicionit të garave, mua me duhet të bëjë një analizë për mënyrën se si kemi luajtur”, tha ai.