75 Mall Live Search
23:37 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / C E

Challandes: Ne jemi Kosova, nuk mund të kërkojmë menjëherë kualifikimin, kemi ende shumë punë!

Kosova sot barazoi ndaj Moldavisë në takimin e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombëve me rezultatin final në 1:1.

Djelmoshat tanë u munduan të japin maksimumin në këtë ndeshje por që nuk kishin sukses me golat, shkruan IndeksOnline

Pas takimit foli edhe trajneri i Kosovës, Challandes, ku tha se po punohet që Kombëtarja “Dardane” të kuaifikohet tutje, por nuk duhet kërkuar menjëherë kualifikimin në Evropian, pasi si Kombëtare jemi e re.

“Ne jemi Kosova, nuk mund të kërkojmë menjëherë kualifikimin në Evropain, kemi ende shumë punë. Nuk ishte lojë e dobët sot por ishte një rezultat jo i favorshëm”, tha Challandes në konferencën për media pas ndeshjes.