75 Mall Live Search
23:52 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / C E

Na çuditë trajneri i Moldavisë – Akuzon gjyqtarin që nuk dha karton të kuq për njërin nga futbollistët e Kosovës


Kosova e ka përfunduar takimin e parë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë me rezultat të barabartë në 1:1.

Djelmoshat e Challandes u munduan, por që nuk arritën ta mposhtin Moldavinë, shkruan IndeksOnline.



Ndërkaq, pas ndeshjes ka “shpërthyer” tekniku i Moldavisë , Engin Firat me krtika për gjyqtarin e ndeshjes, ku tha se Kosova e meritonte një karton të kuq në këtë sfidë.

“Kosova duhet të kishte pasur një karton të kuq në pjesën e parë, por gjyqtari nuk e di pse nuk vendosi për të”, tha ai.