Kosova pret Anglinë në “Fadil Vokrri”

Sot zhvillohet ndeshja kualifikuese për Euro U21 në mes të Kosovës dhe Anglisë.
“Dardanët” i presin në “Fadil Vokrri” talentët anglez në ndeshjen e xhiros së gjashtë të grupit 3, shkruan Indeksonline.
Kosova do të kërkoj fitore për të hapur gjasat për kualifikim edhe pse anglezët kanë udhëtuar me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Rafet Prekazi nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Lirim Kastratit i cili ka pësuar një lëndim në stërvitje me Dinamo Zagrebin.
Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 19:00. /IndeksOnline/