Challandes fton Armend Thaqin për ndeshjen me Greqinë

Pas barazimit me Moldavinë me rezultat 1-1, Kosova të dielën do të luaj kundër Greqisë në “Fadil Vokrri”.
Në këtë ndeshje do të ketë mungesa të mëdha, pasi që lojtarët që luajnë në Zvicër dhe Gjermani nuk janë lejuar nga klubet e tyre pasi që duhet të karantinohen kur të kthehen.
Kështu, trajneri Bernard Challandes për këtë ndeshje ka ftuar Armend Thaqin si alternativë për krahun e mbrojtjes.
Ai do të bashkohet sot me pjesën tjetër të skuadrës që ishin në Itali për ndeshjen e parë.
Thaqi edhe më parë ka qenë i ftuar të luaj me Kosovën! /IndeksOnline/