Paralajmërimi i Haradinajt ndaj Hotit për dalje nga Qeveria, në rast se ndihmohet Serbia për Ujmanin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, aty përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.
Haradinaj tha se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujmanit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.
“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
