Gjilani i jep të drejtë Petrit Terziun t’i bashkohet klubi të Vitisë!

Skuadra e Gjilanit na ka njoftuar se sot e ka liruar portierin e tyre, Petrit Terziun që t’i bashkohet klubit të Vitisë si formë huazimi.
Kështu, portieri i ri do t’i bashkohet klubit të Vitisë si formë huazimi për një vit, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Gjilanit përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.
“Gjilani huazon Terziun në skuadrën e VitisëGjilan, 4 Shtator 2020-Sport Club “Gjilani”, njofton se kanë arritur marrëveshje me klubin e Vitisë, për huazimin e portierit të ri të Gjilanit, Petrit Terziu.
“Terziu do të kalojë te Vitia, në formë huazimi një vjeçar, ku pritet të ketë minutazhën e mjaftueshme për të krijuar përvojë për vazhdimin e karrierës së tijë.
“Sport Club “Gjilani”, i uron shumë suksese portierit të ri me prespektivë dhe skuadrës së Vitisë në sezonin e ri futbollistik në Ligën e Parë të Kosovës në futboll”.
