75 Mall Live Search
08:25 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person në Pejë

Në mbrëmjen e së premtes (dje) një person është plagosur në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka treguar se mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Fehmi Agani” ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Rugova tregoi se të shtëna ishin në drejtim të një lokali ku edhe mbeti i plagosur një person.

Siç bënë të ditur Rugova, i plagosuri është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 22:40 në rrugën “Fehmi Agani” ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vendngjarje policia ka kuptuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali ku është plagosur një person. Ai është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë. Sipas mjekëve kujdestar gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha Rugova për KosovaPress.

Rasti është duke u hetuar.

“Në vendngjarje janë policia, njësitet e tjera relevante. Rasti po hetohet nga prokurori i rastit”, tha Rugova.