75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sonte Liga e Kombeve vjen me nëntë ndeshje, vëmendja te Portugali – Kroaci

Sot Liga e Kombeve vjen me super-ndeshje në programin e tyre.

Me orar të ndryshueshëm të ndeshjeve, disa në ora 18:00, 15:00, dhe 20:45, adhuruesit e futbollit do të mund të shohin takime fantastik, por vëmendja sonte mbetet te takimi, Portugali – Kroaci, shkruan IndeksOnline 

Sfida e kësaj nate, Portugali – Kroaci fillon nga ora 20:45, ku mund t’i shohim dy gjigantët e Kombëtareve të tyre, Ronaldon dhe Modricin.

Ndërkaq, ndeshje e grupit C ku bënë pjesë edhe Kosova, do të jetë ajo ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Armenisë që fillon nga ora 15:00.