Chiellini ishte në stol ndaj Bosnjës – Mancini arsyetohet se nuk i kishte syzet me veti!

Tekniku i Italisë, Mancini tha se aksidentalisht nuk e ka inkuadruar nga fillimi mbrojtësin e Juventusit, Chiellinin në takimin ndaj Bosnjës në Ligën e Kombeve.
Italia dhe Bosnja u takuan mbrëmë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku ky duel përfundoi në 1:1, shkruan IndeksOnline
Ndonëse ishte i ftuar me Kombëtaren e Italisë, mbrojtësi Chiellini u la në stol nga tekniku Mancinipër këtë ndeshje.
“Kur e dorëzova fletën e formacionit te UEFA, unë nuk i kisha syzet”, tha trajneri Mancini.
“Ata më treguan formacionin, unë nuk i kisha syzet dhe thjesht thashë që ishte mirë. Unë nuk e vura re se Acerbi ishte në formacion e Chiellini jo. Ishte faji im”, tha ai.