Vazhdojnë protestat në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanyahut

Mijëra izraelitë dolën përsëri në rrugët e Jerusalemit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Protestuesit u mblodhën jashtë rezidencës zyrtare të Benjamin Netanyahut, duke dënuar korrupsionin e pretenduar dhe menaxhimin e tij të pandemisë së koronavirusit, transmeton Indeksonline.
Demonstratat kundër Netanyahut kanë vazhduar për më shumë se një muaj dhe tubimi i së shtunës erdhi ndërsa Izraeli po shënon numër rekord të infeksioneve me Covid-19.
Netanyahu ka mohuar çdo keqbërje dhe i ka hedhur poshtë protestuesit si “të majtë” dhe “anarkistë”, duke akuzuar mediat izraelite për inkurajimin e tyre./Indeksonline/
