75 Mall Live Search
10:34 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shtatori i takimeve, nesër delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë udhëtojnë në Bruksel

Të premten në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje historike për stabilizim të marrëdhënieve ekonomike.

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump e quajti hap të guximshëm nënshkrimin e marrëveshjes nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Por, ky nuk do të jetë takimi i vetëm mes dy palëve këtë muaj. Kosova dhe Serbia nesër do të udhëtojnë për në Bruksel, ku do ta zhvillojnë takimin e radhës.

 Mbetët të shihet se çfarë do të prodhoj takimi në Bruksel./Indeksonline/