75 Mall Live Search
12:17 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Jamie Carragher: Doja që Messi të vinte në Premierligë, por jo te Liverpooli


Legjenda e Liverpoolit, Jemie Carragher komentoi qëndrimin e Messit në Barcelonë, ndonëse tha se kishte dëshirë që argjentinasi të transferohej diku në Premierligë por jo te Liverpooli.

Messi përmes një interviste ekskluzive dhënë për “Goal”, tha se do të qëndrojë në Barcelonë, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, për vendimin e tij ka reaguar edhe Carragher i cili tha se donte që Messi të transferohej në Premierligë por jo te Liverpooli.

“Nëse po më pyetni si një adhurues i futbollit nëse doja që Messi të vinte në Premierligë, atëherë absolutisht, po,” tha legjenda e Anfield.

“A doja që ai të shkonte në Man City? Po, sepse thjesht e dëshiroja atë në Premierligë. Doja ta shikoja çdo javë – do të kishte qenë mahnitëse”, tha ai.