75 Mall Live Search
19:57 / E Diele, 06 Shtator 2020 / C E

Ekskluzive: Gledi Mici arrin marrëveshje me klubin e Superligës

Gledi Mici do të vazhdoj karrierën e tij futbollistike në Superligën e Kosovës.

Futbollisti shqiptar është bashkuar me Prishtinën për një sezon, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline vetë 29 vjeçari.

Mici ka thënë se ka arritur marrëveshje një vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës.

Më parë ai ka luajtur te Shkëndija, Skënderbeu, Kukësi dhe skuadra tjera nga Shqipëria. /IndeksOnline/