Shtëpia e Bardhë publikon një pjesë të fjalimit të kryeministrit Hoti gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë përmes rrjetit social Facebook ka publikuar një pjesë të fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Gjithashtu këtij publikimi iui shtua edhe një citat nga ky fjalim.
“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti: Ne jemi të angazhuar që të punojmë së bashku në përmirësimin e jetës së njerëzve, që të krijojmë punë në rajon…Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë”, thuhet ndër të tjerash në këtë publik, transmeton Indeksonline.
Me 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen ku zotohen për bashkëpunim ekonomik, ku ndër pikat e marrëveshjes ishin ajo e autostradës Kosovës-Serbi si dhe ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.
Me këtë marrëveshje gjithashtu nga Kosova janë pajtuar që brenda një viti të mos kërkohet anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për ç’njohje të shtetit të Kosovës.
Marrëveshja në fjalë u nënshkrua në praninë presidentit amerikan, Donald Trump./Indeksonline/