Rrahmani: Lojtarët nuk janë në nivel, kam vetëm pesë ditë stërvitje

Amir Rrahmani ka thënë se lojtarët nuk janë në formë pasi që ka një kohë që nuk janë stërvitur.
Pas ndeshjes me Greqinë, mbrojtësi i Napolit ka treguar se ka vetëm pesë ditë stërvitje para se të bashkohet me Kombëtaren.
“Kundërshtari ka qenë shumë mirë i organizuar, sidomos në fazën defensivë dhe na kanë krijuar probleme. Ndikim pati edhe mungesa e stërvitjeve”.
“S’ka rëndësi që jemi në Ligën C, problemi është se shumica e lojtarëve, po flas personalisht për vete kam pas 5 ditë stërvitje dhe kam ardhur këtu. Shumica e lojtarëve nuk janë në nivelin e duhur dhe besoj se ky është shkaktari, edhe pse në fushë nuk po shihet shumë”.
Challandes në këtë sfidë pati shumë mungesa të cilët nuk u lejuan të luajnë nga skuadrat e tyre e disa të tjerë të lënduar. /IndeksOnline/