75 Mall Live Search
08:03 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

3 mijë e 10 raste aktive me Covid-19, në Kosovë

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, në Kosovë, janë edhe 3.010 raste aktive me Covid-19. Gjithsej nga ky virus janë shëruar 10.564 veta.

Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin Sars-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes.

Dje, janë shëruar 115 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010.

Rastet pozitive janë nga: komunat: Prishtinë 39 raste, Prizren 10, Gjakovë 9, Ferizaj 5 , Fushë-Kosovë 5 , Drenas 4, Vushtrri 3 , Istog 2 , Podujevë 2, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.