Leonardo: U interesuam për Messin, e vështirë të blejmë në këtë krizë

Intervistë e gjatë, dhënë Canal-it + nga Leonardo, drejtori sportiv i Paris Saint-Germain.
Menaxheri brazilian konfirmoi se këtë vit merkato-ja s’do të jetë e lehtë pas bllokimit të gjatë për Coronavirusin.
“Të gjitha klubet duhet të shesin për të blerë. Fair Play Financiar na pengon të vendosim më shumë para. PSG-ja është në të njëjtën situatë si klubet e tjera. Ne kemi nevojë të shesim lojtarë, por nuk është e lehtë, sepse askush nuk blen. Ne investuam në Icardi këtë verë. Tani duhet të jemi pak kreativë në merkato”.
Sa i përket stolit, Leonardo mohon kontaktin me Massimiliano Allegrin.
“Me Tuchel gjërat janë shumë të qarta, ne flasim shumë. Ai bëri diçka të mrekullueshme. Tani është një kohë për reflektim, do të ketë kohë për të folur. Unë kurrë nuk e kam kontaktuar Allegrin”.
Dy fjalë, gjithashtu për situatën delikate të Lionel Messit, i cili pas disa javësh zëra për lamtumirën e tij ka vendosur të qëndrojë në Barcelona.
“Ne e kemi menduar atë. Me siguri të mendosh për të tani me situatën aktuale financiare është e komplikuar, por kur dëgjuam që Messi mund të largohej … Ideja na gudulisi. Ne menduam nëse mund të ishte një marrëveshje e mundshme. Këta lojtarë janë krejtësisht të jashtëzakonshëm”.
Leonardo sqaroi të ardhmen e Neymarit dhe Kylian Mbappés.
“Ne duam të vazhdojmë me ta, është e qartë. Pas Messit dhe Ronaldos, ata janë lojtarët më të mirë në botë dhe është një mundësi e shkëlqyer për ne që t’i kemi në PSG”.
Më në fund ne flasim për lamtumirët e Edinson Cavani dhe Thiago Silva.
“Vendimi mbi ta nuk ishte i lehtë. Ata janë idhuj të klubit. Ne e morëm vendimin në mars për një çështje financiare dhe për një ndryshim gjenerate”.